Lajmet e fundit

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami takoi sot përfaqësues të Konzorciumit për Zhvillim të Qendrës Turistike të Brezovicës kryesuar nga Drejtori MenaxhuesPascal Raux.
Përfaqësuesi i Konzorciumit e njoftoi ministren për vazhdimin me sukses në përmbushjen e obligimeve që dalin nga kontrata e nënshkruar për projektin e Brezovicës, obligime të cilat duhet të përmbushen para hyrjes në fuqi të kontratës.
Po ashtu Raux i tha Bajramit se pas nënshkrimit të kontratës për Brezovicën është rritur interesimi i palëve për t‘u bërë pjesë e këtij projekti dhe për t‘u përfshirë në investime në këtë projekt.
Nga ana tjetër, ministrja njoftoi Raux për gatishmërinë e Qeverisë, për të mbështetur konzorciumin gjatë dialogut me Institucionet Financiare, transmeton Klan Kosova.