Lajmet e fundit

Kryetarja e Grupit Parlamentar të NISMA, Valdete Bajrami përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka numëruar disa nga premtimet elektorale të PDK dhe LDK, transmeton Klan Kosova.
“Është lista e gjatë e gënjeshtrave tuaja që ia servuat qytetarëve, prandaj të vetmit që keni gënjyer dhe që në vazhdimësi po gënjeni jeni ju të cilët jeni përgjegjësit e vetëm për dështimin total të secilit dikaster të kësaj qeveri gjigante, qeveri jolegjitime, qeverie e pazareve, qeveri e interesave të ngushta personale, qeveri e cila për asnjë moment nuk punoi për interesat e vendit dhe të qytetarëve, por punuat dhe po vazhdoni të punoni për interesat e sojit tuaj”, ka shkruar Bajrami.
Ky është postimi i plotë i saj:
“Se kush kend po e gënjen?
Kush premtoi se do të ketë liberalizim të vizave ?
Ju sigurisht, LDK-PDK!
Kush premtoi dhe i fitoi votat duke thënë se kurr nuk do të bëjë koalicion me ata që e kanë kapur shtetin, pra me PDK-në?
Ju pra, LDK-ja.
Kush premtoi se do t'i realizojnë mbi 120 mijë vende të reja pune?
Ju LDK?
Kush premtoi se do të ketë sistem të denjë të shëndetësisë, arsimit?
Ju LDK-PDK.
Kush e tradhëtoi elektoratin e vetë, duke bërë fushat kundër PDK-së?
Ju, pra e tradhëtuar dhe e mashtruat
elektoratin i cili ju besoi dhe votoi!
Është lista e gjatë e gënjeshtave tuaja që ia servuat qytetarëve, prandaj të vetmit që keni gënjyer dhe që në vazhdimësi po gënjeni jeni ju të cilët jeni përgjegjësit e vetëm për dështimin total të secilit dikaster të kësaj qeveri gjigante, qeveri jolegjitime, qeverie e pazareve, qeveri e interesave të ngushta personale, qeveri e cila për asnjë moment nuk punoi për interesat e vendit dhe të qytetarëve, por punuat dhe po vazhdoni të punoni për interesat e sojit tuaj!”