Lajmet e fundit

Ministri i Arsimit gjatë një konference për media ka sqaruar vendimin e tij për rikthimin në pozitën e mëparshme të rektorit Ramadan Zejnullahu.
Ai ka thënë se Këshilli Drejtues ka bërë shkelje ligjore dhe për këtë arsye nuk ka pasur nevojë që rektori të ankohet, kësisoj siç tha Bajrami vetë ka marrë vendim për rikthimin e rektorit Zejnullahu në postin e tij.
Sipas tij, kërkesat e senatorëve për shkarkimin e tij kanë qenë të pabaza.
Gjithashtu ministri Bajrami i ka bërë thirrje rektorit Ramadan Zejnullahu që të kthehet në detyrën e tij sepse, qëllimet e tij për ta ngritur cilësinë në Universitetin e Prishtinës duhet të vazhdojnë pasi ato kanë mbetur në gjysmë të rrugës, njofton Klan Kosova.