Lajmet e fundit

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, është miratuar Ligji për Investime Strategjike në Kosovë.
Sa i përket ligjit të lartpërmendur, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka deklaruar që kompanitë të cilat do të investojnë në Kosovë do të kalojnë në disa procedura të parapara për investimet strategjike, si dhe negociatat do të zhvillohen vetëm me kompani të besueshme.
“Ne kemi paraparë një numër të madh të procedurave për të bërë klasifikimin e investitorëve strategjik. Janë aplikacionet që duhen plotësuar, duhet të bëhet një kontroll i të kaluarës së kompanive investuese si dhe kompania duhet të ketë resurset e nevojshme.”
“Do të negociojmë vetëm me kompani kredibile” ka deklaruar Bajrami, njofton Klan Kosova.