Lajmet e fundit

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me palët e interest, kanë zhvilluar një tryezë të rrumbullakët ku kanë biseduar për Aktin e Vlerësimit të Biznesit të Vogël 2015.
Kjo tryezë kishte për qëllim, prezantimin e gjetjeve paraprake gjatë vlerësimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, si dhe diskutimin mbi mospërputhjet e mundshme në analizën dhe vlerësimin e gjetjeve.
Ministrja është shprehur e përkushtuar që të rritet intensiteti i punës në mënyrë që të arrihet një shkallë sa më e lartë e implementimit të këtij akti që hap rrugën e integrimit ekonomik të Kosovës në BE.
Bajrami ka thënë se dokumenti i Aktit të Biznesit ë Vogël është gjithëpërfshirës dhe që shtjellon politikat themelorë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të Komisionit Europoan si për vendet anëtare ashtu edhe4 për vendin tonë i cili është në procesin e Stabilizim-Asocimit.
Në tryezë përves Ministrise së Tregtisë dhe Industrisë ishin edhe Kompakti i Investimeve për Evropën Juglindore të OECD-së, Komisioni Evropian, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Fondacioni Evropian i Trajnimit (EFT) dhe Qendrës Evropiane e Mësimit (SEECEL).