Lajmet e fundit

Shefja e Grupit Parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, në Intervistën e Mbrëmjes në kuadër të Orës së Fundit, ka komentuar zhvillimet e së hënës mbrëma
Sipas saj arrestimi i Albin Kurtit ishte i paprecedent, por uniteti opozitar ishte arsyeja pse gjithçka u kthye në normalitet, njofton Klan Kosova.
"Arrestimi i mbrëmshëm i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar që është në gjendje të shkel mbi çdo parim".
"Mbrëmë ishte gjithë opozita nga NISMA kemi qenë rreth 50 vetë. Aty patëm bllokadë nga policia dhe nuk u lejuam të hyjmë në Kuvend ku kemi të drejtë të kemi qasje 24 orë".
Bajrami pozitën e ka quajtur regjim agresiv të numrave, pasi sipas saj as në regjime diktatoriale nuk mund të ndodhin raste si ai i së hënës mbrëma.
"Këtu kemi të bëjmë me një regjim qe thirret në agresivitetin e numrave dhe arreston deputet".
"Kryeministri dhe vartësit e tij kanë kundërshtuar çdo zë opozitar. Ne jemi kundër këtyre marrëveshjeve derisa kryeministri të merr vendime në të mirë të vendit. Nuk është opozita që po shkakton dhunë është qeveria që po e bën një gjë të tillë".
"As në diktaturë nuk do të kishte ndodh një rast i tillë si ai i mbrëmshëm".