Lajmet e fundit

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin ekonomik të partisë ku ajo bën pjesë dhe koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa.
“Kemi program me perspektivë 8 vjeçare, ky program u është shpërndarë të gjithëve dhe bazohet në tre shtylla, zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe integrimet euro-atlantike”.
“Planifikojmë të vazhdojmë me reformat, ekonomia e tregut të lirë është pjesa kryesore e programit”.
“Planifikojmë të rrisim buxhetin, në mandatin e dytë të jetë 9 miliardë euro, synojmë që çdo familje të ketë një të punësuar, synojmë rritje të produktit vendor”.
Ajo si e ftuar në Magazina Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se pakoja e dytë fiskale është gati dhe vetëm duhet të miratohet nga Qeveria e re e Kosovës.
“Pakoja e dytë fiskale ka qenë dy herë në rend dite, atë që të tjerët po pretendojnë ta bëjnë, ne e kemi gati, 21 masa që kanë derivuar nga kontaktet me bizneset”.
“80 % e tyre hyn në fuqi me vendim të Qeverisë derisa 20 % e masave duhet të ndryshohen ligjet, që tashmë kemi draftet”.
“Parashohim lirim nga TVSH-ja nga lënda e parë për prodhimin vendor, kemi listën e të gjithë prodhuesve që do të trajtohen në mënyrë të veçantë”.