Lajmet e fundit

Në pjesën e dytë të Info Magazines sot i ftuar është avokati Bajram Tmava me të cilin u diskutua për rastin e të akuzuarit - ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese – Enver Hasani.
Tmava është shprehur se klienti i tij është i pafajshëm.
“Sipas meje gjyqësia e gjykata sipas zbatimit të procedurave dhe provave, do ta shpallë Hasanin të pafajshëm”.
Madje ai e cilësoi se Hasanin si viktimë në gjithë këtë ndodhi.
“Është absurde, brengosëse dhe shqetësuese mënyra se si veprohet në Kosovë. Në procedurë gjyqësore do të vërtetohet se Enver Hasani është viktimë. Mirëpo, nuk e dimë ende se viktimë e cilit klan politik është ai”.