Lajmet e fundit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë mbledhjes komemorative, që është mbajtur për nder të kryeministrit të parë të Kosovës, ka thënë se Bajram Rexhepi është një ndër personalitetet më emblematike me të cilët ka punuar.
“Në karrierën time politike ai ishte një ndër personalitetet më emblematike që kam punuar. Ai u shqua për profesionalizëm dhe humanizëm. Në vitet 1998 – 1999, ai gjendej kudo ku ishte beteja: në Shalë, në Llap, Drenicë, Mitrovicë. Përherë ishte pranë ushtarëve dhe qytetarëve të plagosur", tha ai.
Rexhepi vdiq të hënën në njërin nga spitalet e Turqisë ku po trajtohej pas sulmit në tru.
Ai do të varroset sot në orën 16:30 në varrezat e dëshmorëve në fshatin Shipol të Mitrovicës, njofton Klan Kosova.