Ish-kryeministri Bajram Rexhepi, ka hyrë në operacion në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në repartin e Kirurgjisë.
Operimi i tij ka filluar në orën 14:00 dhe është duke vazhduar akoma, njofton Klan Kosova.
Këtë operacion është duke e udhëheqë neurokirurgu Arsim Morina.
Ekipi i Klan Kosovës është në vendin e ngjarjes dhe për çdo gjë do të jeni të informuar, derisa familjarët nuk kanë pranuar akoma të flasin për media rreth gjendjes shëndetësore të ish-kryeministrit Rexhepi.
Doktori Rexhepi i është nënshtruar këtij operimi pas dy sulmeve që ka pasur në tru.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.