Lajmet e fundit

I ftuar në Info Magazine është Bajram Gecaj – Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal i cili tha se opozita e ka tejçuar numrin e protestuesve në 100 mijë gjë që sipas tij nuk është reale. Gecaj po thotë se protesta e opozitës ka qenë e dhunshme si dhe protestuesi janë sjellë si terroristë.
“Vetëm syri normal e tregon se 100,000 s’mund të jenë në atë shesh. Mendoj se shifra e saktë mund të jetë ajo prej 20,000 personave”.
“Mirëpo numri i protestuesve nuk është i rëndësishëm. Nëse kjo opozitë kërkon protestë që ta rrëzojë qeverinë, së paku gjysma prej 200,000 votuesve do të duhej të dilnin në shesh në përkrahje të tyre”.
Gecaj tha se përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje e partive tjera, nuk i votuan ata që të marrin pushtetin në mënyra të tilla jo demokratike.
“Protesta është mjet demokratik, mirëpo protestat e organizuara nga opozita kanë qenë të dhunshme dhe aktet e protestuesve kanë qenë terroriste.
“S’mund të quhen ndryshe përveç se terroriste, kur ata hidhnin kokteje molotovi në trupat e policëve tanë”.
Ai me tutje tha se në Bruksel kanë zhvilluar biseda politike dhe diplomatike.
"Ne e kemi futur në marrëveshje që çdo fazë e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe, të shkojë në Gjykatën Kushtetuese”.
“Nëse opozita kthjellohet dhe e kupton se ne mund të ulemi të bisedojmë, atëherë vazhdojmë bashkëpunimin, Mirëpo që një gjë e tillë të ndodhë, opozita duhet të pranojë ofertën e kryeministrit Isa Mustafa”.