Lajmet e fundit

Bajram Gecaj këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa është i ftuar në Zonën B.
Gecaj tha se kanë kaluar gjashtë muaj që nga nënshkrimi i marrëveshjes, tash duhet të jetë kohë e reflektimit.
“Kanë kaluar gjashtë muaj që nga nënshkrimi i marrëveshjeve dhe që nga atëherë ka pasur metoda që janë të papranueshme dhe tash unë shpresoj që kemi ardhur te një kohë e reflektimit”
“Ne kemi përdorur mjete ligjore të shtytjes së agjendës”
“Ne kemi provuar një koalicion ndryshe sepse është e shëndetshme për demokracinë, nuk ka ecur, ne jemi munduar që të funksionojë, nuk ka funksionuar dhe kemi hyrë në koalicionin tjetër”.
Gecaj ka folur edhe për pjesëmarrjen e Haradinajt në takimin e ftuar nga presidentja Atifete Jahjaga.
“Takimi është thirrur nga presidentja, ka qenë e paraparë të jenë dy nga dy në takim në momentin e fundit është vendosur që të hyjnë nga një”.
“Unë e di që ne kemi qenë jashtë, kryeministri ka hyrë me zoti Veliu, unë kam qenë në asistencë të kryeministri”
“Haradinaj ka ardhur me disa asistentë por ka hyrë i vetëm, nuk e di çfarë ka ndodhur brenda”.
“Unë kam parë deklaratën e Kadri Veselit që inkurajon bisedimet, në takim ne kemi qenë nga zyra e kryeministrit ndërsa zëvendëskryeministri Thaçi ka ardhur nga zyra e kryetarit të Parlamentit”
“Deklarata e Veselit ishte pozitive”.