Lajmet e fundit
Drejtori i ujërave në Ministrinë e Mjedisit, Naser Bajraktari është suspenduar nga puna.

Është suspenduar drejtori i ujërave në Ministrinë e Mjedisit, Naser Bajraktari.
Suspendimi është konfirmuar edhe zyrtarisht nga vet Bajraktari i cili ka thënë që nuk i di arsyet e suspendimit, që sipas tij ka ndodhur në kohën kur ai ishte në pushim mjekësorë.
“Kam dëgjuar që më kanë suspenduar, por, ende nuk e kam marr vendimin sepse jam në pushim mjekësorë”, ka thënë Bajraktari për Gazetën Fjala.
Burime të gazetës bëjnë të ditur se suspendimi i tij erdhi si rezultat i hetimeve të bëra muaj më parë, pas raportimeve për mungesën e 100 milionë eurove në buxhetin e Ministrisë.