Lajmet e fundit

Menaxheri i rrjeteve sociale në Big Brother VIP Kosova 2, Diamant Bajra, përmes një lidhje direkte në "Info Magazine" në Klan Kosova ka folur për ngjarjes e javës në BBVK.
Ai gjithashtu ka folur edhe për statistikat e shikueshmërisë, duke bërë të ditur se totali ka shkuar në mbi 900 milionë, përcjell Klankosova.tv.
Bajra u shpreh se është shumë afër të arrihet shifra prej 1 miliard shikime nga Big Brother VIP Kosova, gjë e cila siç u shpreh ai, nuk ka ndodhur ndonjëherë në ndonjë televizion në trojet shqiptare.
"Deri më ditën e djeshme kur janë bërë 48 ditë nga fillimi i Big Brother VIP Kosova, totali i shikueshmërisë ka shkuar në mbi 900 milionë, pra jemi shumë afër pranë shifrës 1 miliard, shifër kjo e jashtëzakonshme dhe e paarritur ende nga ndonjë televizion shqiptar, po flas në trojet shqiptare", është shprehur tutje Bajra.