Lajmet e fundit

Në Bruksel kanë përfunduar bisedimet për çështjen e heqjes së barrikadës mbi Urën e Ibrit, e cila njihet edhe si “Parku i Paqes”.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në një prononcim të shkurtër për Veriu.info ka deklaruar se nesër pritet nënshkrimi i marrëveshjes për Urën e Ibrit, pasi që ka treguar se tashmë bisedimet kanë përfunduar në nivelin teknik.
“Sonte i kemi përfunduar bisedimet në nivel të grupeve teknike për Urën e Ibrit, ndërsa nesër pritet nënshkrimi i marrëveshjes. Pra, nga aty do të hiqet i ashtuquajturi Parku i Paqes”, ka thënë Bahtiri.