Lajmet e fundit

Kandidati i AKR-së për Mitrovicën dhe kryetari aktual, Agim Bahtiri ka treguar se çfarë kryetari duhet të kenë mitrovicasit.
“Mitrovicës i duhet një njeri i fuqishëm, që mban fjalën dhe ka vendime të prera në drejtim të të mirës të qytetarëve”.
Ai tutje në Info Lokale në Klan Kosova ka treguar se ka punuar dhe do të punojë për bashkimin e Mitrovicës, asaj jugore dhe veriore.
“Qyteti nuk bashkohet me dhunë, forcë dhe kontrabandë por me zhvillim ekonomik dhe për këtë kemi edhe përkrahjen e ndërkombëatërëve që këtë vend ta zhvillojmë”.
“Po mundohem çdo minutë, çdo sekondë që ta bashkojë dhe kjo bëhet vetëm me zhvillim ekonomik, biznesmenët e fuqishëm të botës po presin tëe vijnë të investojnë në Mitrovicë”.
Bahtiri ka treguar edhe planin e tij për arsimin në këtë komunë duke shpalosur edhe ato që ai i sheh si suksese të qeverisjes së tij.
“Çdo profesor që është në shkollë të mesme, as edhe një nuk është që nuk e ka shkallën e tretë të arismit, kemi bërë shumë për arsimin, rezultati tregon që në këtë pjesën e fundit të vitit të kaluar në testin shtetëror kemi dal jashtëzakonisht mire”.
“Ndryshimet do të ndodhin në arsim, do të ndërtojmë shkolla të reja, por edhe menaxherët që do të përcjellin punën e çdo preofesori si dhe do të kemi edhe psikologë në shkolla”.