Lajmet e fundit

Kryetari i Mitrovicës nga AKR-ja Agim Bahtiri është në bisedime për koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës në këtë qytet.
Zyrtarë të kësaj të fundit i thanë Klan Kosovës se në parim janë pajtuar që PDK të ketë nënkryetarin dhe katër drejtori.
Gjithashtu dega e PDK në Mitrovicë, bën të ditur për televizionin se ende nuk është nënshkruar ndonjë marrëveshje por se kjo është oferta e Bahtirit.
Por kryetari Bahtiri, i ka quajtur të pavërteta shkrimet në media se do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
Sipas tij nëse do të ndryshojë koalicioni në komunën e Mitrovicës, atë do ta bënte me qytetarë dhe ekspertë e jo me parti.
“Do të bëhet një qeverisje me ekspertë” ka thënë Bahtiri për Telegrafin. Aktualisht Mitrovica e jugut qeveriset nga AKR-në koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.