Lajmet e fundit

Kryetar i Komunës së Mitroviës, Agim Bahtiri gjatë një tubimi parazgjedhor në Mitrovicë, ka thënë se koalicioni LDK-AKR-Alternativa është koalicion i paqes, dijes dhe biznesit dhe i jep Kosovës shpresë dhe jetë për të ardhmen.
“Aroma e fitores është këtu në Mitrovicë, fitorja në Mitrovicën e përbashkët ka triumfuar dhe do të triumfojë në tërë Kosovën”.
“Ne jemi bërë bashkë të jemi kryesorët e qeverisë dhe të ndryshojmë gjendjen aktuale në të gjitha trojet e Kosovës”.
“Ne duhet ta dimë vetëm një gjë, që o sot o kurrë duhet të luftojmë të keqen që e përjetuam që 18 vite. Fillimi i ardhmërisë ka ardhë tani, ne jemi koalicion i paqes, dijes, biznesit, që i jep shpresë dhe jetë të gjithë atyre që e mendojnë të mirën e Kosovës”.
“Ky popull do që të jetë shtet i lirë, shtet sovran”.
“Shtet që mendon për popullin e vet, jo të jetë i varfëruar, i plaçkitur e i shantazhuar, por gjithmonë i lirë sikur pëllumbi në ajër”.