Lajmet e fundit

Agim Bahtiri, nënkryetari i AKR-së, ka thënë se Isa Mustafa është "e keqja e këtij vendi" pasi sipas tij ai ka zvarritur proceset politike, njofton Klan Kosova.
Bahtiri gjatë emisionit Info Magazine në Klan Kosova ka thënë që përkundër takimeve që ka pasur me Mustafën ai ka dashur që qëllimisht të zvarritë proceset politike në vend.
"Mustafa është e keqja e këtij vendi pasi ia kemi dhënë mundësitë që ai të bëjë një qeverisje tjetër".
" Jemi takuar disa herë, i kam kërkuar Mustafës të lëvizë përpara dhe të ndryshojë qeverisjen", ka thënë Bahtiri.