Lajmet e fundit

Në hapjen e zgjedhjeve të brendshme të AKR-së, nënkryetari i kësaj partie, dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri u shpreh i ashpër me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Bahtiri edhe një herë u shpreh kundër idesë së Thaçit për kufirin me Serbinë.
“Larg duart nga Mitrovica, larg duart larg duart nga Mitrovica. Mitrovica e Isa Boletinit nuk do të përkulet kurrë para dikujt që don ta ndryshojë kufirin e republikës së Kosovës, kurrë".
"Prandaj ju kisha lut edhe kryeministrit të vendit që ta kthejë kryt nga Mitrovica, ajo urë e turpit, ajo urë e turpit një herë e përgjithmonë të jetë e lirë për qytetarët e mi dhe për gjithë Kosovën, dhe për presidentin Thaçi që një herë e përgjithmonë le ta harrojë ndarjen e Kosovës sepse Mitrovica do të jetë ajo e cila do të këmbëngul deri në fund”.