01.03.2016 · përditësuar para 3805 dite1 min lexim
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me të qeshura i përgjigjet aktakuzës se keqpërdori një tender me vlerë prej 760 mijë eurosh.
Bahtiri, nuk e ka marrë seriozisht rastin që Prokuroria Speciale e hetoi nga janari i 2015-tës, njofton Klan Kosova.
E kjo e akuzon se në mënyrë të paligjshme nga pozita e tij, ai bëri marrëveshje për kufizimin e konkurrencës, duke favorizuar kompaninë Hesa-Light, si fituese të tenderit për ndriçimin publik.
Madje edhe kur e mori lajmin po thotë që reagoi njëjtë.
Aq i sigurt është në pafajësinë e tij saqë Bahtiri thotë se nëse fajësia e tij vërtetohet do ta vriste vetën.
Kronikë nga Arjeta Dragaj
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.