Lajmet e fundit
Në një darkë të veçantë, kryetari i Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri dhe ai i Kuvendit të Kosovës, që vjen po nga ky qytet, janë pajtuar që të punojnë në drejtim të ribashkimit të qytetit të ndarë në Mitrovicën Veriore dhe atë Jugore

Kryetari i Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, me bashkëpunëtorë.
Në këtë darkë të veçantë, Klan Kosova mëson se ka pasur pajtueshmëri të gjerë që të punohet në drejtim të bashkimit të qytetit të ndarë në dysh.
Para dy ditësh, Bahtiri nisi një peticion, me të cilin synon plotësim-ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave, me qëllim të bashkimit të komunës së Mitrovicës Veriore me atë jugore.
Bisedimet përfundimtare me Serbinë kanë qenë temë bosht e këtij takimi, i cili mëton t'i japë qartësinë e nevojshme këtij procesi me rëndësi të madhe për vendin.
Pjesë e darkës në Mitrovicë është edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili në këtë frymë dje ka zhvilluar takimin e parë me dy bashkë-drejtuesit e Delegacionit Shtetëror për bisedime me Serbinë, Fatmir Limajn. /klankosova.tv