Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, pas rekomandimit të Ministrit të Financave Avdullah Hoti, ka emëruar Drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës Bahri Berisha.
Me anë të një kumtese për media ministria që drejtohet nga Hoti ka dhënë detaje për proceduarat e zgjedhjes së drejtorit të ri të Doganës me ç`rast është bërë e ditur se konkursi për këtë post ka qenë i hapur nga 15 deri më 29 nëntor të vitit të shkuar.
"Komisioni në dakordim të plotë me partnerin implementues, më datë 18.01.2016 ka dhënë Rekomandimin për kandidatët më të suksesshëm që i plotësojnë kriteret për tu zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm"bën të ditur kjo ministri, transmeton Klan Kosova.
Drejtori i përgjithshëm i Doganës ushtron këtë funksion nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi deri në përfundimin e mandatit pas tri viteve, me mundësi të vazhdimit të mandatit.