Motoristi italian Francesco Bagnaia ka arritur që ta fitoj titullin e kampionit të botës në Moto GP.
Ai e arriti këtë duke përfunduar në pozitën e nëntë në garën për shpërblimin e madh të Spanjës, e që ishte mjaftueshme që ai ta ngrinte trofeun e më të mirit në këtë sport transmeton klankosova.tv.
Për më tepër Bagnaia bëhet kështu motoristi i parë me prejardhje nga Italia pas 13 vjetësh që e fiton titullin e kampionit.
Ndryshe për herë të fundit këtë e kishte bërë legjenda Valentino Rossi në vitin 2009.
Edhe më historike bëhet kjo arritje për arsye se për herë të parë një prodhues italian i motorëve në këtë rast Ducati dhe motoristi janë nga i njëjti shtet e bëjnë këtë arritje.
Herën e fundit kjo ka ndodhur 50 vjet më parë.
Asokohe kishte triumfuar Giacomo Agostini me ekipin MV Agusta.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.