Lajmet e fundit

Ylli i Ballkanit, Blend Baftiu mund të transferohet drejt kampionatit të Austrisë, te skuadra e Rapid Wienes.
Kështu ka bërë të ditur mediumi i atjeshëm 'Heute', i cili ka shkruar për interesimin e gjigantit austriak, transmeton Klan Kosova.
“Baftiu është golashënuesi më i mirë në ligën kosovare, një lojtar i fortë që driblon dhe ka konkretizim të shkëlqyeshëm”, shkruan gazeta e atjeshme.
“Lojtari i ekipit U-21 të Kosovës ka bërë debutimin e tij me Kombëtare dhe së fundmi u votua nga UEFA në mesin e 50 talentëve më tërheqës në Evropë”, thuhet në njoftim.
Baftiu shkëlqeu këtë edicion në Superligën e Kosovës duke qenë golashënuesi më i mirë i kampionatit elitar të futbollit në vend me 19 gola.