Regjisori David Baddiel e ka vënë në pikëpyetje zgjedhjen e Cillian Murphyt për rolin e fizikanit hebre, J. Robert Oppenheimer.
Komiku i cili vetë është hebre ka sugjeruar në një intervistë të re që ai nuk është krejtësisht dakord që Murphyt i është dhënë ky rol.
“Për kastimin autentik mendoj që është diçka që ekziston a priori”, ka thënë Baddieli për The Times.
“Çfarëdo të drejta dhe gabime me të, mund t’ju bëj be që në këtë punë – dhe jam ende në këtë punë – drejtorët e përzgjedhjes tani frikësohen të përzgjedhin përpos në linjë me minoritetin të cilin e përzgjedhin. Mirëpo kur vjen puna te hebrenjtë, ata nuk zemërohen”.
https://www.youtube.com/watch?v=uYPbbksJxIg&t=77s
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.