Lajmet e fundit

Pas disfatës nga Astralis me rezultatin 16-19, Bad News Eagles morën rezultat negativ edhe në ballafaqimin me ekipin bullgar, "500", duke pësuar me shifrat 8-16 në "Dust 2".
Përveç dy humbjeve, ekipi kosovar ka edhe një fitore duke mbledhur kështu 3 pikë në grupin "B" të "Elisa Masters Espoo" që po zhvillohet në Finlandë.
Bad News Eagles kanë edhe dy ndeshje sonte në orar kundër Complexity Gaming dhe Fnatic, duke pasur ende gjasa për kualifikim në fazën e eliminuese të garës.