Lajmet e fundit

Diploma që dëshmon për përfundimin e studimeve universitare të nivelit Bachelor, nuk mjafton për të gjetur një vend pune në Kosovë, vlerësojnë disa të rinj, studentë në universitetet dhe kolegjet në Prishtinë.
Në rubrikën “VOX” të Radios Evropa e Lirë, shumica e të rinjve thonë se konkurrenca për punësim ndërmjet atyre që kanë diplomat Bachelor është e madhe.
Sipas tyre, ky është motivi që t’u qasen studimeve për një nivel më të lartë apo studimet për titullin master, me shpresën se ky titull u siguron punësim.
Në universitetet publike në Kosovës, në vitin akademik 2016/2017 janë regjistruar 15 mijë e 487 studentë. Afërsisht ky numër i studentëve është regjistruar edhe në vitet paraprake.