Lajmet e fundit

Barcelona është duke shqyrtuar seriozisht transferimin e Carlos Bacca.
Sulmuesi kolumbian po kërkon një skuadër për sezonin e ri, teksa mesa duket nuk bënë pjesë në planet e Milanit.
29-vjeçari ka refuzuar disa herë kalimin në Premier League te skuadra e Ëest Hamit pasi dëshiron të transferohet te një skuadër me emër të madh dhe që merr pjesë në Uefa Champions League.
Gazeta katalanase El Mundo Deportivo raporton se Barcelona po lëviz prej disa ditësh për të bërë të mundur transferimin e ish bomberit të Sevillas në Camp Nou.
Katalanasit duhet të paguajnë një shumë prej 30 milionë eurosh për sulmuesikolumbian që ka shënuar 18 gola sezonin e kaluar.