Lajmet e fundit

Simboli i rezistencës kombëtare ndaj okupatorit serb, Adem Demaçi, mbush sot 80 vjet.
Adem Demaci u lind 26. 02. 1936. U rrit në rrethana tejet të varfra, tipike për shqiptarët e asaj kohe. Demaçi ka studiuar letërsi, drejtësi dhe pedagogji në Beograd , Prishtinë dhe Shkup.
Në fillim vitet e 50-ta ai filloi të publikoj shkrime të shkurtra me fokus në çështjet sociale në revistën “Jeta e Re” si dhe më 1958 botoi romanin e parë të titulluar “Gjarprinjt e Gjakut” duke përshkruar hakmarrjet e gjakut në Kosovë dhe Serbi.
Demaçi së pari u arrestua për opozitarizmin e tij kundër qeverisjes autoritariste të udhëheqësit të Jugosllavisë së asaj kohë, Josip Broz Tito më 1958, duke mbajtur tre vjet burg.
Ai burgos përsëri më 1964-1974 dhe 1975 – 1990. Ai u lirua nga burgu nga presidenti i Serbisë, Slobodan Millosheviq.
Veprimtari i çështjes kombëtare iu bashkua UÇK-së, ku u emërua drejtor politik në Prishtinë.
Më 2010 ai morri çmimin “Heroi i Kosovës.”
Demaçi ndryshe njihet edhe si Mandela i Ballkanit për shkak të viteve të shumta të kaluara në burg dhe rezistencës së organizuar kundër pushtuesit.
Gjithashtu Parlamenti Evropian e dekoron Adem Demaçin me çmimin “Sakharov” ku radhit në piedestalin me të lartë të personaliteteve botërore, gjurmët e të cilëve do të mbesin përjetësisht në historinë e njerëzimit .
Në këtë kohë Baca Adem ashtu si njihet në popull është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Në këtë video në Beograd, Adem Demaçi, shpërfaq qëndrimet e tija në kundërshti të represionit serb.