Babë e bijë, emigrantë shqiptare, janë viktimat e një aksidenti të ndodhur në ishullin e Rodosit në Greqi, njofton Top Channel. Aksidenti ndodhi pasditen e së premtes në zonën e Lindos në juglindje të ishullit turistik.
Automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga për arsye ende të panjohura dhe është përplasur në një pemë.
Si rezultat i kësaj përplasje të fuqishme kanë humbur jetën të dy pasagjerët shqiptarë, njëri i moshës 60 vjeç dhe vajza e tij 31 vjeçe.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.