Në Prishtinë të dielën më 20 qershor do të mbahet Festivali i Baballarëve me fillim nga ora 16:00.
Ngjarja do të mbahet tek pllatoja përballë “Kino Armatës” dhe ka për qëllim prindërimin pozitiv dhe angazhimin e baballarëve në rritjen e fëmijëve.
Se do të jetë një aktivitet interesant dhe plot sfida e thanë edhe organizatorët Lulzim Bucolli dhe Besnik Lika, në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova të cilët disa nga sfidat i demonstruan edhe në studio.
Të njëjtit kanë treguar se komuna e Prishtinës i përkrahë këto aktivitete që gjithsej janë 12 sish.
Bucolli dhe Lika I bën thirrje baballarëve që t`iu bashkohen në këtë festival.
Videon e plotë mund ta ndiqni nga minuta 6.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.