Lajmet e fundit

Policia e Tiranës njoftoi para pak minutash një ngjarje të rëndë në rrugën Jordan Misja në Tiranë.
Shtetasi Kujtim Ibraj ka qëlluar me thikë dy vajzat e tij E.I, dhe Elidona Ibraj. Kjo e fundit vetëm 17 vjeçe ka ndërruar jetë në spital.
Policia tha se është ndaluar autori i kësaj ngjarje si edhe është sekuestruar arma e krimit (thikë). Nuk dihen ende shkaqet e konfliktit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë./Lapsi