Lajmet e fundit

Në kinemanë ABC, nga data 2 shtator, do të shfaqet filmi kosovar ‘’Babai’’.
‘’Babai’’ është fitues i çmimeve regjia, skenari, aktorët kryesorë më të mirë dhe One Future Prize në FilmFest Munchen 2015 e shumë e shumë çmimeve të tjera të rëndësishme, përcjellë Klan Kosova.
Me regji dhe skenar të Visar Morina, e në rolet kryesore: Astrit Kabashi, Val Maloku, Enver Petrovci, Adriana Matoshi etj, do të shtjellohet tema kur Nori, shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta që babai i tij të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani ndërsa i biri bënë çdo gjë për të qenë me të.