Lajmet e fundit

Nori (Val Maloku) shet cigare në rrugë bashkë me të atin Gëzimin (Astrit Kabashi) në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta ku babai dëshiron të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të. Të zënë në mes të dëshirës për të qenë së bashku dhe nevojës për t’u ballafaquar me realitetin e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.
Skenari dhe regjia e këtij filmi është bërë nga Visar Morina, ndërsa do të shfaqet çdo ditë në ora 20:00 në Kinemanë ABC.
Në këtë film luajnë Astrit Kabashi, Val Maloku, Enver Petrovci, Adriana Matoshi, Aurita Agushi, Armend Ismajli, Alban Ukaj, Xhevdet Jashari etj.
Më poshtë mund ta shihni trajlerin e filmit “Babai”.