Lajmet e fundit

Policia e Korçës ka arrestuar një 35-vjeçar. Bledi Hase, banues në fshatin Tren të Devollit u arrestua pasi shkaktoi aksident.
Ai në gjendje të dehur, mbrëmjen e djeshme, është përplasur me një automjet.
Policia thotë se 35-vjeçari drejtonte motorin e markës “YINXIANG”, me targë AA 454, ndërsa është përplasura me automjetin tip “Opel”, me targë YKM 3209.
Nga aksidenti është plagosur 35-vjeçari dhe djali i tij, vetëm 12 vjeç, të cili e mbante prapa si pasagjer. Fatmirësisht 12-vjeçari, pas ndihmës mjekësore, është jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al