Lajmet e fundit

Babai i këngëtares kontraverse, Mitch Winehouse ka treguar se ai nuk është aq personazh i keq sa regjisori i dokumentarit të bijës së tij e ka paraqitur.
Mitch e ka mbështetur dokumentarin “Amy” fillimisht por ai më vonë e ka kritikuar ashpër atë pasi sipas tij ai ka zbuluar disa të pavërteta që janë pjesë e këtij dokumentari.
"Ky film ka qenë i programuar. Ne nisëm të kuptonim kur miqtë kishin ndërprerë të jepnin intervistën, për shkak të pyetjeve që u ishin drejtuar, e që kishin të bënin me marrëdhënien time me të.”
“Shumë prej të intervistuarëve shpreheshin se ne kishim një marrëdhënie të fortë, por ata vazhdonin të pyesnin akoma. Ata kishin nevojë për diçka të keqe dhe më gjetën mua. U siguruan që videoja dhe intervistat të përshtateshin siç duhet", ka thënë babai i Amy Winehouse, transmeton Klan Kosova.
Një nga menaxherët e këtij filmi është shprehur se filmi është i vërtetë, sidomos ndaj Mitch, për të cilin nuk kanë shpikur asgjë.