Lajmet e fundit

Babai i Michael Jackson, Joe Jackson u dërgua në spitalin e Las Vegas pas një aksidenti të rëndë automobilistik.
88-vjeçari ishte përfshirë në aksident në shiritin e Las Vegas të premten. Burime nga policia kanë thënë për TMZ se Joe ishte në gjendje të ngritej nga rrëzimi, por ai u ankua për dhimbje gjoksi dhe duhej të merrej për trajtim të mëtutjeshëm në një qendër mjekësorë aty pranë, transmeton Klan Kosova.
Më vonë, ai u lirua nga spitali, dhe tha për TMZ se ai është mirë dhe iu falënderua Perëndisë.