Lajmet e fundit

Babai i Meghan Markle është dërguar në spital ditën e hënë.
Sipas burimeve të TMZ, Thomas Markle ka përjetuar dhimbje në kraharor, kjo vetëm gjashtë ditë pasi pati një arrest kardiak.
Gjithë kjo gjendje e tij duket se vjen si pasojë e dhimbjeve emocionale, veçanërisht pasi ka refuzuar ta shoqërojë në altar vajzën e tij Meghan.
Thomas ka vlerësuar se ish bashkëshortja e tij, Doria Ragland, nëna e Meghan, është zgjidhja e duhur për shoqërimin në ditën e dasmës.