Lajmet e fundit

Joe Simpson është shëruar përfundimisht nga kanceri!
Babai 59-vjeçar i Jessica’s dhe Ashlee Simpson ka mundur betejën e tij me kancerin e prostatës pas marrjes së trajtimeve të rrezatimit gjatë muajve të fundit, ka thënë një burim për revistën People, transmeton Klan Kosova.
Joe njoftoi se u diagnostikua me kancer të prostatës në nëntor të vitit të kaluar. Që atëherë, ai iu nënshtrua operacionit dhe rrezatimit.
Që nga diagnoza e tij, Joe ka qenë pozitiv dhe ka vazhduar të punojë si fotograf.