Lajmet e fundit
Jorge Horacio Messi i ka dalë në mbrojtje të birit, pasi Argjentina dështoi të fitojë trofeun e Copa America.

Babai i Lionel Messit e ka marrë në mbrojtje yllin argjentinas pas kritikave që po i bëhen atij pas dështimit të Argjentinës në Copa America, në finale ndaj Kilit.
"Është fatkeqësi që sot jetojmë në një botë ku kritikat e ashpra marrin më shumë vëmendje se ato konstruktive".
"Megjithatë, Leo nuk brengoset shumë për këto gjëra; ai luan futboll".
Argjentina dështoi të fitojë trofeun e Copa America, pasi në finale u mposht nga Kili, pas ekzekutimit të penaltive.