Babai i Britney Spears ka rënë dakord të japë dorëheqje si kujdestar i këngëtares pas 13 vjetësh, raportojnë mediat amerikane.
Karriera e këngëtares ka qenë në duart e kujdestarëve ligjorë që nga shqetësimet publike mbi shëndetin e saj mendor në vitin 2008.
Marrëveshja e urdhëruar nga gjykata i dha babait të saj, Jamie Spears, kontroll mbi pasurinë dhe aspekte të tjera të jetës së saj. Por ajo më vonë kërkoi ta hiqte atë nga roli, duke kërkuar që ai të akuzohej për "abuzim me kujdestarinë".
Jamie Spears ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë për keqbërje dhe ka shprehur shqetësim për mirëqenien e vajzës së tij.
Një lëvizje bazë e fansave, e njohur si fushata #FreeBritney, dëshiron që këngëtarja të rimarrë autonominë në punët e saj.
Mosmarrëveshja e zgjatur ligjore fitoi vëmendje të përtërirë në vitin 2021 pas publikimit të Framing Britney Spears - një dokumentar i cili u përqëndrua në konfliktin mbi kujdestarinë e këngëtares.
39-vjeçarja më vonë i tha një gjykatësi se ajo ishte droguar, e detyruar të vepronte kundër vullnetit të saj dhe ishte parandaluar të kishte fëmijë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.