Lajmet e fundit

Gjatë ditës së sotme është mbajtur një konferencë për media nga familjarët e aktivistëve të VV-së, të arrestuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.
Gjashtë të arrestuarit janë: Atdhe Arifi, Astrit Dehari, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi të cilët janë të dyshuar për sulmin me granatë në Kuvendin e Kosovës.
Njëri nga familjarët, babi i Adea Batusha-s, gjatë konferencës ka thënë që arma e gjetur në shtëpinë e tyre i takonte atij.
“Dje në ora gjashtë të mëngjesit, kanë ardhë policia dhe gjatë basitejs, pos konfiskimeve të tjera, kanë marrë edhe armën që ka qenë pronë e imja, atë e kam trashëguar si suvenir nga lufta çlirimtare e Kosovës, dhe nuk e kam përdorë kurrë. Por çudia vetë është se kanë dashur të ia mveshin se armët janë pronësi te vajzës” ka deklaruar Batusha.
Njëri nga familjarët gjithashtu theksoi që është përdorur dhunë gjatë bastisjes.