Lajmet e fundit

Erdhi për të kërkuar dëmshpërblim për djalin e tij por u ndal për 30 ditë në paraburgim
Agim Zeneli, po dyshohet se gjykatës Themelore të Gjilanit, iu drejtua me një dokument të falsifikuar.
E disa të tjera të tilla, iu gjetën më pas edhe në makinë, njofton Klan Kosova.
Në mesin e letrave të falsifikuara ishin, dy të kësaj gjykate, një e Këshillit Gjyqësor, si dhe një certifikatë të notave në Universitetin “Hasan Prishtina”.
Me këto dokumente, ky kishte provuar t'i tërhiqte një shumë parash, por edhe disa gjësende të konfiskuara të të birit të tij, Dritonit, i cili ndodhet në arrati ishte i dënuar në vitin 2014 për të njëjtën akuzë.
Kronikë nga Klan Kosova.