Lajmet e fundit

Një person e ka plagosur djalin e tij gjatë ditës së enjtje në fshatin Hoqë e Qytetit në Prizren.
Sipas policisë, motivi i kësaj tentim vrasjes dyshohet të jetë pakënaqësia e prindit që i biri e ka marrë një vajzë për nuse pa pëlqimin e tij.
Policia poashtu bën me dije se sipas raporteve spitalore viktima e këtij rasti, pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në QKUK në Prishtinë.
Kurse, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti po mbahet në ambientet e policisë, transmeton Klan Kosova.