Lajmet e fundit
Mbrojtësi i krahut të majtë Baba Rahman do të transferohet tek Chelsea.

Skuadra e Chelseat ka arritur akord me Augsburgun për të transferuar mbrojtësin Rahman Baba.
Transferi i mbrojtësit të majtë i ka kushtuar skuadrës së Jose Mourinhos 20 milionë dollarë, ndërsa lajmi është konfirmuar nga të dy palët.
Në njoftimin në faqen zyrtare të Chelsea thuhej se: "Chelsea është e lumtur të njoftojë se ka arritur akord me Augsburgun për të transferuar mbrojtësin Abdul Baba Rahman".
Ky transfer vjen vetëm pak minuta pasi blutë u mposhtën në Etihad Stadium nga Manchester City me rezultat të thellë 3-0.