Lajmet e fundit

Azerbajxhani filloi stërvitje të madhe ushtarake në të cilën do të përfshihen 60 mijë ushtarë.
Stërvitja ka filluar me aprovim të presidentit të vendit Ilham Alijev.
Në ushtrime do të përfshihen rreth 60 mijë persona të cilët janë pjesë e personelit ushtarak, më shumë se 50 aeroplanë dhe helikopterë, më shumë se 150 tanke dhe autoblinda luftarake, si dhe deri në 700 sisteme të raketave dhe artilerisë trupave, transmeton Klan Kosova.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Azerbajxhanit thuhet se stërvitja ka filluar me aprovim të presidentit të vendit Ilham Alijev.
Në stërvitjen do të marrin pjesë 60 mijë ushtarë, rreth 50 avionë dhe helikopterë luftarakë, rreth 150 tanke dhe 700 sisteme raketore dhe artilerike.