Reprezentuesi kosovar nga Prizreni, Azer Bislimaj, do të paraqitet në raundin e tij të parë në Kampionatin Evropian që ka filluar sot në ora 06:30 me kohën tonë lokale.
Bislimaj zyrtarisht do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Kampionatin Evropian të Seniorëve në golf, i cili organizohet nga European Golf Association. Ky kampionat mbahet në Cornelia Golf Club, Belek të Turqisë nga datat 12-14 qershor 2025.
Ai është i vetmi lojtar senior nga Kosova (50 +) me hcp 1.1, i cili arrin të kualifikohet për këtë kampionat evropian dhe do të bëhet lojtari i parë nga Kosova i cili do të paraqitet zyrtarisht me një garë evropiane të European Golf Association. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.