16.05.2015 · përditësuar para 4095 dite1 min lexim
Në këtë territor të Kosovës, Serbia gjithsesi po do hise, ku ky shtet po thotë se një pjesë e Liqenit të Gazivodës që gjendet në veri të Kosovës, i takon Serbisë, pasi që ata investuan në ndërtimin e këtij liqeni në kohën kur ekzistonte ish Jugosllavia.
Mirëpo për ish-udhëheqësin e Kosovës në ish-Federatën Jugosllave, Azem Vllasin, ky version është krejt i pavërtetë, transmeton Klan Kosova.
Ai thotë se Gazivoda u bë me paratë e Kosovës, si pjesë e ish-Federatës Jugosllave.
Sipas tij, Prishtina duhet të ketë vija të kuqe në dialogun e Brukselit nëse flitet për Liqenin e Gazivodës.
Storie e gazetarit Besnik Tahiri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KM
SHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.