Lajmet e fundit

Ish deputeti i PDK-së dhe ish komandanti i UÇK-së, Azem Syla është liruar nga paraburgimi.
Masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e paraqitjes në Polici në kohëzgjatje prej muajsh.
Lirimin e tij e kishte paralajmëruar edhe avokati i tij, Tomë Gashi.
“Shumë shpejt pritet lirimi i klientit tim, zotit Azem Syla, ish komandantit të UÇK-së nga paraburgimi, kjo fare lehtë mund të ndodhë edhe sot më 25.08.2016 në orët e mbrëmjes”, kishte shkruar Gashi në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
Azem Syla akuzohet nga Prokuroria për tjetërsim pronash dhe si udhëheqës i një grupi kriminal.